Një nëndetëse bërthamore franceze, e dëmtuar rëndë nga zjarri vitin e kaluar, nuk përfundoi për skrap dhe kjo falë idesë për ta ndarë në dy pjesë.
Ajo çfarë mundi të shpëtohej prej saj do të përdoret për riparimin e një tjetër nëndetëseje po të të njëjtit tip.
Zjarri i fuqishëm aksidental që zgjati për plot 14 orë , bëri që “Perle” të dilte jashtë përdorimit qershorin e vitit të kaluar. Ajo pësoi dëmtime strukturore, që sipas ministrisë franceze të mbrojtjes, nuk riparoheshin dot.
Megjithatë, një pjesë e nëndetëses 73 metra të gjatë e që peshon 2600 tonë, do të hyjë sërish tani në përdorim, vetëm se në një formë tjetër.
Për fatin e mirë të marinës franceze, thotë CNN, një prej simotrave të “Perle”, që mban emrin “Saphir”, që u tërhoq nga shërbimi në vitin 2019, priste çmontimin në varrezën e portit Cherbourg.
Tani ka shanse që ajo të rregullohet me gjysmën e “mirë” të “Perle”, dhe kompania që ka marrë përsipër ta riparojë, “Naval Group”, është mjaft optimiste.
/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/