Jean-Paul Cassia, themeluesi dhe drejtori i firmës së arkitekturës xCassia në Nju Jork e Dubai, tha se resorti u skicua në Paris në vitin 2009.
Kjo pasi ai po luante me të atin dhe dy fëmijët një raund dominoje. “Kam 10 vjet që ëndërroj që kjo ndërtesë të vihet në jetë,” thotë ai.
Kulla do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 370 mijë metrash katrorë në një ishull artificial dhe do të lidhet me një urë në bregun perëndimor të Zanzibar, 15 minuta nga vendi i ruajtur nga UNESCO, Stone Town.
Brenda ndërtesës do të ketë banesa, hotele me 5 yje, vila luksoze me pishina e madje dhe fusha golfi.
/Priza.al/