Halli dhe nevoja i ka çuar shumë shqiptarë që të bëjnë punë nga më të ndryshmet në vende të huaja, por nuk janë të pakët as ata që kanë humbur jetën duke punuar.
Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në zonën e Eretrias në Greqi, ku një tjetër emigrant shqiptar ka humbur jetën në punë.
Tre elektricistë, një prej të cilëve shqiptar, kanë ndërruar jetë, pasi i zuri korrenti, teksa kryenin riparime në shtylla të tensionit të lartë.
Shqiptari që ndërroi jetë në këtë ngjarje të rëndë quhet Aleks Bruka, raportojnë mediat.
I riu nga Rrësheni, kishte zgjedhur Greqinë për të jetuar, për të siguruar të ardhura për familjen e tij. Mirëpo, ai ka pasur një fat tragjik, duke ndërruar jetë në vendin e punës.
Përveç tre elektricistëve që ndërruan jetë, dy grekë dhe shqiptari, edhe një tjetër mbeti i lënduar nga incidenti tragjik.
/Priza.al/