FOTO: “U hoq si franceze, i bëri video duke u mastub*ar…”, gruaja në videon me Safet Gjicin pati një histori me zyrtarin e lartë që vdiq 50 vjeç nga infarkti

Gruaja që shfaqet në videon me Safet Gjicin ka patur më herët në shënjestër zyrtarë të tjerë të lartë.

Një burim që njihet me një nga viktimat e saj, tha për DITA se në të paktën një rast, shantazhi ndaj viktimës, ka shkaktuar edhe probleme të rënda.

Burimi tregoi për DITA se një rast tipik ka qenë ai i një ish-zyrtari që ka mbajtur poste të larta, ndër të cilat post drejtues në një nga qytetet më të mëdha të vendit.

Ai sot nuk jeton më, ndërroi jetë nga infarkti papritur në moshën vetëm 50 vjeçare, disa muaj pasi u përfol për një video seksuale në zyrë.

Ai ka patur një histori pikërisht me A.K., 40 vjeçaren e shfaqur në videon me Safet Gjicin, e cila në atë kohë ka qenë rreth 33 vjeç.

Sipas burimit të DITA, A.K. është prezantuar fillimisht zyrtarit të lartë, si franceze. Njohja është thelluar më pas me biseda të gjata me mesazhe telefonike. Gjatë njërës prej këtyre A.K ka arritur t’i bëj zyrtarit një regjistrim video duke u masturbuar në zyrë.

“Kur ai ka zbuluar se ishte filmuar dhe ka njohur identitetin e vërtetë të personit që kishte njohur, kjo është kthyer në fatale. Nga tetori kur nisi të përflitej video, deri në shkurtin e vitit tjetër që ndërroi jetë, ai ishte keq nga zemra” – tha për DITA burimi që e lidh infarktin që i mori jetën zyrtarit pikërisht me këtë histori.

Marrë nga GAZETA DITA

https://gazetadita.al/foto-u-hoq-si-franceze-i-beri-video-duke-u-masturbuar-gruaja-ne-videon-me-safet-gjicin-pati-nje-histori-me-zyrtarin-e-larte-qe-vdiq-50-vjec-nga-infarkti/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *