Konkurrenti i përputhen, Hysen Rama, i njohur edhe si ish-i dashuri i Alvisës, ka reaguar në lidhje me largimin e tij nga emisioni në fjalë. Pati shumë debate, akuza dhe aludime në studio se mund të ketë një lojë nga Bushi dhe Alvisa ose ato ndjejnë përsëri për njëri-tjetrin. Së fundmi Hyseni nuk është më pjesë e studios për shkak të një incidenti ende të pa zbuluar.
Ai ka reaguar në rrjetin e tij social duke falenderuar ndjekësit e shumtë për suportin dhe mbështetjen e tyre.
Fansat kërkojnë rikthimin e tij në emision dhe pse jo një rikthim me Alvisën. Ato madje edhe në studio diskutojnë si çift dhe shpesh herë madje kanë shkëmbyer shikime dhe “thumba” midis njeri-tjetrit. Shpresojmë shumë që bushi të rikthehet në ‘Për’Puthen’ dhe pse jo të dalë çift nga formati më popullor në vendin tonë.
/Priza.al/