Ish-partnerja e futbollistit të njohur shqiptaro-zviceran, Blerim Xhemaili, që dikur tronditi të gjitha mediat sportive dhe ato rozë me bukurinë e saj, tashmë di sërish të jetë në qendër të vëmendjes me pamjen e saj.
Erjona Sulejmani, prej disa kohësh ka zbuluar se është në një lidhje dashurie me protagonistin e “Uomini e Donne”, Alessandro Basciano, por kohët e fundit siç shihet edhe nga rrjetet sociale, ajo e ka “ndezur zjarr” këtë lidhje.
Sulejmani nuk nguron dhe që tani që e bëri publike romancën e re. Ajo ka nisur të ndajë foto me ndjekësit në rrjetet sociale, ndërsa së fundmi ka publikuar imazhe “të nxehta” në krah të tij, teksa pozon e ulur në prehrin e të dashurit në Milano, ndërsa postimin e shoqëroi me emoji zemre.
Duket se modelja po e shijon në maksimum romancën me Basciano, pasi shfaqen shumë të lumtur së bashku.
/Priza.al/