Lajm i mirë vjen nga Sanatoriumi.
Kompozitori i madh Limoz Dizdari e ka fituar betejën me vdekjen pas disa javëve i shtruar në spital, madje i kaluar edhe në intubim.
Lajmi është konfirmuar nga vajza e tij, Alda Dizdari nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.
“Nuk kam fjalë të falenderoj mjekët dhe gjithë stafin në Reaminacionin e Spitalit Shefqet Ndroqi (Sanatoriumi), të cilët si heronj të vërtetë luftuan dhe sollën në jetë babin tonë Limoz Dizdari. Ai ishte i intubuar që nga data 2 maj dhe shumë shpejt u pa se kishte jo vetëm mushkrite pa funksion, po edhe një zemër që kishte bërë infarkt akut të përgjithshëm”, shkruan ajo.