FOTO/ U prit me armë, apo me lule? Si ndodhi ‘pushtimi’ paqësor i 7 Prillit 1939, i Italisë fashiste në Shqipëri  

Më 7 prill 1939, që njihet nga historia si “Dita e pushtimit fashist” të Shqipërisë, të fakt pati vetëm një zbarkim masiv të organizuar nga ana e trupave ushtarake italiane, me një urdhër të vetë Duçes.

Por ajo që ndodhi në Shqipëri atë ditë ishte edhe më epike, pasi një grup patriotësh që mezi mundën të siguronin armë dhe municione, organizuan një rezistencë sporadike në Durrës, Shëngjin, Vlorë dhe në disa pika të tjera.

Megjithatë, nga shkëmbimi i zjarrit mes ushtrisë fashiste dhe rezistencës së keq organizuar shqiptare, pati disa dëshmorë si Mujo Ulqinaku në Durrës, por e gjithë ngjarja u davarit më pas nga propaganda fashiste e kohës dhe nga kurioziteti i shqiptarëve për “pushtuesin” e ri.

Ajo çka është më shumë e çuditshme, është fakti se në shumë zona të vendit ku zbarkuan formacionet ushtarake fashiste, nga populli shqiptar, apo fshatarësia e zonave, ushtarët italianë u pritën me brohoritje, vezë, ushqime, raki e madje në Tiranë u dhanë edhe lule kur ata hynë në kryeqytet.

“Priza.al” sjell sot, edhe për debat, këtë fotogaleri të marrë pjesërisht nga “Instituti Luche” dhe nga kronikat e kohës, ku propaganda fashiste u kujdes të prezantonte jo pritjen me armë, por manifestimin miqësor dhe bujar të popullatës shqiptare ndaj ushtrisë fashiste.

No photo description available.

(Pikturë e kohës: Zemërgjerësia shqiptare në pritjen e ushtarëve italianë)

Dokumentet historike të kohës

Shqipëria u pushtua në mënyrë të shpejtë. Sundimtari i saj, mbreti Zog u detyrua të mërgonte dhe vendi u bë pjesë e Perandorisë Italiane si një protektorat në bashkim personal me Kurorën Italiane.

Shqipëria kishte kohë që ishte me rëndësi të konsiderueshme strategjike për Mbretërinë e Italisë. Strategët detar italianë lakmonin portin e Vlorës dhe ishullin e Sazanit në hyrje të gjirit të Vlorës, pasi do t’i jepnin Italisë kontrollin e hyrjes së detit Adriatik.

Për më tepër, Shqipëria i mundësonte Italisë një pikë zbarkimi ku mund të hynin më tej në Ballkan. Në periudhën e vonshme osmane, me një zbehje të rëndësisë së Islamit, lëvizja nacionaliste shqiptare mori mbështetjen e fortë të dy fuqive të detit Adriatik, Italisë dhe Austro-Hungarisë të cilat ishin të shqetësuara prej Pansllavizmit në Ballkan dhe hegjemonisë anglo-franceze që përfaqësohej nëpërmjet Greqisë në rajon.

Para Luftës së Parë Botërore Italia dhe Austro-Hungaria kishin qenë mbështetëse të krijimit të një shteti shqiptar të pavarur. Në fillim të luftës, Italia kishte shfrytëzuar mundësinë për të pushtuar gjysmën jugore të Shqipërisë, për të parandaluar pushtimin prej Austro-Hungarezëve.

Ky sukses nuk zgjati shumë, teksa rezistenca shqiptare me anë të Luftës së Vlorës dhe problemet vendore të pasluftës e detyruan Italinë për tu tërhequr në 1920. Dëshira për të kompensuar për këtë dështim do të ishte një nga motivet kryesore të Musolinit për të pushtuar Shqipërinë.

Shqipëria ishte e rëndësishme kulturalisht dhe historikisht për synimet nacionaliste të fashistëve italianë pasi territori shqiptar kishte qenë pjesë e Perandorisë Romake prej kohësh, edhe para aneksimit të Italisë së veriut prej romakëve. Më vonë, gjatë Mesjetës, disa zona bregdetare (si Durrësi) ishin ndikuar dhe zotëruar prej fuqive italiane, kryesisht Mbretëria e Napolit dhe Republika e Venedikut për shumë vite.

Regjimi fashist italian e legjitimoi pretendimin mbi Shqipërinë nëpërmjet studimeve duke deklaruar lidhjen racore midis italianëve dhe shqiptarëve, sidomos në krahasim me jugosllavët sllavë. Fashistët italianë pretenduan se shqiptarët ishin të lidhur nëpërmjet trashëgimisë etnike me italianët për shkak të lidhjeve midis popujve parahistorik të Italiotëve, Romakëve dhe Ilirëve, dhe se influenca madhore i treguar prej perandorive romake dhe venedikase mbi Shqipëri justifikonte të drejtën e Italisë për ta zotëruar.

Kur Musolini mori pushtetin në Itali ai u kthye me interes të ri drejt Shqipërisë. Italia filloi hynte në ekonominë shqiptare në 1925, kur Shqipëria ra dakord për të lejuar Italinë që të shfrytëzonte burimet e saj minerare. Kjo u ndoq nga Pakti i Parë i Tiranës në 1926 dhe Pakti i Dytë i Tiranës në 1927, me anë të së cilit Shqipëria dhe Italia hynë në një aleancë mbrojtëse.

Midis gjërave të tjera qeveria shqiptare dhe ekonomia subvencionoheshin nga kreditë italiane dhe Ushtria Mbretërore Shqiptare jo vetëm që trajnohej nga instruktorë ushtarak italian, por shumica e oficerëve në ushtri ishin italianë; italianë të tjerë ishin të vendosur në vende të larta në qeverinë shqiptare. Një e treta e importeve shqiptare vinin nga Italia.

Zbarkimi i 7 Prillit

Më 7 prill trupat e Mussolinit, të drejtuara nga gjeneral Alfredo Guzzoni, sulmuan gjitha portet e Shqipërisë njëkohësisht. Flota italiane përbëhej nga luftanijet “Giulio Cesare” dhe “Conte di Cavour”, 3 gjuajtës të rëndë “heavy cruiser” dhe 3 të lehtë “light cruiser”, 9 destrojerë, 14 anije torpedo, 1 minelayer, 10 anije ndihmëse dhe 9 anije transporti. Anijet u ndanë në katër grupe dhe zbarkuan në Vlorë, Durrës, Shëngjin dhe Sarandë.

Në Durrës, një forcë prej 500 shqiptarësh, xhandarësh dhe vullnetarësh, të udhëhequr nga Abaz Kupi (komandanti i xhandarmërisë së Durrësit), dhe kapiten Mujo Ulqinaku, i rezistuan forcave italiane.

Të armatosur me armë të lehta dhe tre mitralozë, mbrojtësit rezistuan disa orë. Pas zbarkimit të një numri të madh të tankeve nga anijet, rezistenca u thye dhe brenda 5 orëve italianët morën qytetin.

Kur mëngjesin e 7 prillit 1939 filloi agresioni ushtarak italian kundër Shqipërisë, Zogu nuk i shpalli gjendjen e luftës Italisë dhe kjo qe vetëvrasje politike e cila e dëmtoi jo vetëm atë por edhe Shqipërinë. Kjo çoi në trajtimin e Zogut në Perëndim si emigrant i zakonshëm dhe jo si kryetar i një shteti demokratik.

Në ora 9:30 a.m. ditën e 8 prillit, trupat italiane hynë në Tiranë dhe morën gjitha ndërtesat qeveritare. Kolonat e ushtarëve italianë marshuan drejt Shkodrës, Fierit dhe Elbasanit. Shkodra u dorëzua në mbrëmje pas 12 orëve luftime. Gjatë sulmit italian në Shkodër turma sulmoi burgjet dhe liroi 200 të burgosur.

EMRA – FOTO: 7 prill 1939, kush tradhëtoi, kush luftoi. Tre vështrime mbi pushtimin fashist të Shqipërisë, çfarë thuhet në arkivat italiane për operacionin 'Oltre Mare Tirana' | Gazeta Dita

DOSSIER/ 7 prill 1939, ja si u pushtua Shqipëria nga Italia fashiste | Gazeta Fjala

7 prill 1939 – Lapsi.al

Le Temps (1939) : Protesta e njëqind shqiptarëve të Francës ndaj Italisë fashiste dhe telegrami i tyre - Opinion.al

EMRA – FOTO: 7 prill 1939, kush tradhëtoi, kush luftoi. Tre vështrime mbi pushtimin fashist të Shqipërisë, çfarë thuhet në arkivat italiane për operacionin 'Oltre Mare Tirana' | Gazeta Dita

LItalia invade lAlbania - Fare gli italiani - Archivio Luce

FOTOT e rralla: Pushtimi 'paqësor' i Shqipërisë nga Italia fashiste dhe si u 'mirëpritën' pushtuesit në Tiranë – Gazeta Tema

FOTOT e rralla: Pushtimi 'paqësor' i Shqipërisë nga Italia fashiste dhe si u 'mirëpritën' pushtuesit në Tiranë – Gazeta Tema

Prill – qershor 1939: Pushtimi i Shqipërisë dhe shërbimi i jashtëm shqiptar - Ndryshe

Incidenti që kulmoi me pushtimin e Shqipërisë - Gazeta Mapo

Alcuni bersaglieri percorrono una strada di Durazzo in sella alle motociclette - Reparto Attualità - Scheda fotografica - Istituto Luce - Cinecittà - Senato della Repubblica

 

FOTOT e rralla: Pushtimi 'paqësor' i Shqipërisë nga Italia fashiste dhe si u 'mirëpritën' pushtuesit në Tiranë – Gazeta Tema

FOTOT e panjohura kur Shqipëria iu “shit” pushtuesit italian – Gazeta Tema

DOSSIER/ Si u “mirëpritën” pushtuesit e Italisë fashiste në Tiranë (FOTOT) – AlpeNews

Më 7 prill 1939, mbi 50 mijë ushtarë dhe 400 aeroplanë të Italisë fashiste pushtuan Shqipërinë | Gazeta Telegraf

Sot, 80 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste

E premtja e shenjtë në Shqipëri" - Opinion.al

Të pathënat e pushtimit të Shqipërisë nga Italia më 7 prill 1939 | Gazeta Malesia

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *