Mbetjet skeletore të adoleshentëve të vrarë nga policia sekrete në një ish-burg tmerri të drejtuar nga Bashkimi Sovjetik janë zbuluar në Poloni.
Trupat, që u përkisnin tre viktimave, të moshës rreth 19-20 vjeç, u zbuluan javën e kaluar në oborrin e ish-burgut në Varshavë. Ata u gjetën nga hetuesit që kërkonin viktima të NKVD të frikësuar të Stalinit dhe shërbimin e sigurisë publike të Polonisë komuniste.
Të burgosurit politikë polakë, luftëtarë të rezistencës të njohur si ‘Ushtarë të Mallkuar’ u varrosën atje pasi u ekzekutuan.
Profesori Krzysztof Szwagrzyk i Institutit Polak të Kujtesës Kombëtare, i cili po kryen kërkimin, tha: ”Zona në të cilën jemi ende fsheh shumë sekrete dramatike dhe ne jemi këtu për t’i pastruar të gjitha.”
/Burimi:DailyMail/ Përshtati në shqip: Priza.al/