Ky është efektivi i policisë i cili u vra mbrëmjen e djeshme në ambientet e Komisariatit nr 3 në Tiranë, nga kolegu i tij, 25-vjeçari Ludian Zaimi.
Çaush Saliasi, 55-vjeç, u qëllua me 6 plumba, 3 nga të cilët e kapën në trup duke i shkaktuar vdekjen. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:20 në ambientet e brendshme të komisariatit, konkretisht në zyrën e instruktazhit, pak para se të merrnin turnit.
Mësohet se dy efektivët janë konfliktuar më herët dhe zënka mes tyre ka përfunduar deri në shkrepje arme që i mori jetën 55-vjeçarit.