Alexander Va nder Bellen, është fotografuar, duke udhëtuar me linjë urbane për në punë, një soj si të gjithë njerëzit e thjeshtë të vendit të tij, madje atij as nuk i lirojnë as vendin në tram.
Në foto, duket Kreu i Shtetit të Austrisë, në autobus me popullin e thjeshtë. Siç shihet, Presidenti është në këmbë dhe me maskë anti-Covid, duke respektuar rregullat e pandemisë.
Ky është një gjest tejet pozitiv i Presidentit, i cili ndonëse ka mundësinë të udhëtojë me makinë dhe shoferë personal, siç ndodh thuajse me çdo Kryetar Shteti, ka zgjedhur të tregojë thjeshtësinë e tij, duke udhëtuar me transport publik, ashtu si dhe qytetarët.
Dhe kjo gjë nuk është as për fushatë elektorale apo për show, siç bëjnë shumë politikanë në vende si Shqipëria, që duan të tregohen të “thjeshtë” sa për sy e faqe.
Në Austri ky veprim i kreut të shtetit është një përditshmëri.
/Priza.al/