Kishte munguar për ca kohë në rrjet, por duket se setet e pozave të nxehta të Kim Kardashian e kanë nxitur që edhe ajo të vendosë ta ‘sfidojë’ denjësisht seks-simbolin amerikan.
E pra, Enca Haxhia është përveshur dhe ka hedhur një set fotosh ‘përveluese’ në rrjetet sociale, duke bërë që fansave të saj t’u vijë mendja anës.
Këngëtarja seksbombë preferohet jo vetëm për këngët që shpejt kthehen në hite, por edhe për format e kolme trupore. Dhe seti i fundit i këngëtares duket se ka “goditur” në shenjë pasi ajo ka pozuar në mënyrë mjaft provokuese.
Në fotografinë e parë, ajo ka pozuar e veshur me një palë pantallona të shkurtra mbi bluzën transparente, ndërsa ka vënë në pah gjoksin e bëshëm.
Ndërkohë, në fotografinë pasuese, Haxhiaj, ka hequr edhe pantallonat, duke u dukur edhe më tërheqëse dhe provokuese për ndjekësit e saj.
Ajo ka mbrojtur pjesët intime nga ekspozimi, duke pozuar me një bombol për shuarjen e zjarrit në dorë, ndofta për ta bërë pak më të “qetë” situatën që në fakt po shpërthen nga pozat e saj.
“Me fotografinë e parë ju ndez zjarrin, me të dytën jua shuaj. Bëhuni gati për verën 2021”,- ka shkruar Enca në mbishkrimin që shoqëron këto fotografi.
Shikojini dhe shijojini fotot e Encës, por kujdesuni që të keni partneren larg…
/Priza.al/