Komanda e ushtrisë i kërkoi shpjegime komandantit të ekuipazhit, se përse mjeti i tyre i blinduar ushtarak, u kthye përmbys në atë që mund të ishte “fusha e betejës” në Salisbury Plain, këtë javë.
Komandanti i automjetit të blinduar dhe drejtuesi i tij, duhet të japin shpjegime tashmë pasi i shpëtuan mrekullisht incidentit, se përse mjeti luftarak i blinduar përfundoi përmbys me frëngjinë në tokë të enjten.
Ekipet e zjarrfikësve dhe mjekët vrapuan në vendin e ngjarjes, nga frika se ekuipazhi ishte bllokuar, ndërkohë që një fotograf që ndiqte nga afër manovrat u shfaq dhe arriti që të dokumentoi ngjarjen duke shkrepur poza edhe të gjakut mbi një çarçaf të bardhë, ku ata që ishin brenda ishin dëmtuar pak pasi ishin përplasur brenda kabinës.
Por nga sa u mësua prej raportit të komandës, askush nuk ishte lënduar keq nga kjo manovër e gabuar dhe Shërbimi i Shpëtimit “Dorset” dhe “Wiltshire” konfirmuan se nuk ishte gjak.
Ata thanë se njollat e kuqe në çarçafin e bardhë ishin në fakt karburanti i mjetit të blinduar që u dredh pas përmbysjes nga rezervuari i karburantit, pasi këto mjete punojnë me benzinë të kuqe.
Shërbimi i Shpëtimit dhe Zjarrit i “Wiltshire” thanë në lidhje me këtë ngjarje se: “Një ekuipazh nga Amesbury u thirr në kampin ‘Bulford’, për të parë nëse mund të ndihmonim për të kthyer nga e mbara mjetin e blinduar ushtarak”.
Ushtria britanike ka në posedim mijëra hektarë poligone stërvitore në “Salisbury Plain” dhe rregullisht organizon aty beteja të improvizuara stërvitore me mjetet dhe ushtarët e saj.
/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/