Trendi i makeup-it ndryshon çdo vit. Nëse në vitin 2020 po flisnim vetëm për tualetin natyral dhe të thjeshtë ose më saktë “No make up, Make up”, tashmë çdo gjë ka ndryshuar.
Në pasarelën e ‘Dior Fall 2021 Ready-to-Wear’ u vu theksi te ‘smokey eyes’. I njëjti trend u ndoq dhe nga këngëtarja Doja Cat në ceremoninë ‘Grammy’ të këtij viti.
Drejtori krijues dhe imazhi i Christian Dior Makeup, Peter Philips, përdori dy produkte kryesore për të krijuar pamjen: rimelin Mono Couleur Couture në 098 Black Bow, pasuar nga Stylo Waterproof Eyeliner i Dior-show në 091 Matte Black.
“Ideja ime ishte ta bëja modelet të dukeshin pak më rebele”, tha artisti i njohur për ‘InStyle’. Dhe ky makeup i syrit ‘punk’ jep pikërisht këtë efekt. Nëse do të kisha shtuar bojë për vetulla, do të kishte qenë më shumë një sy seksi”, tha ai.