FOTO/ ‘Valon’ tregtia e armëve të rënda… Franca shet 52 auto-artileri për 333 mln Euro, te një tjetër anëtar i NATO-s  

Ministrja franceze e mbrojtjes Florence Parly, nënshkroi sot në Pragë marrëveshjen e shitjes së 52 auto-topave të artilerisë për 333 milionë euro te ushtria çeke.

Në konferencën me homologun çek, Parly, vlerësonte topat “Caesar” si një mjet “i fuqishëm, i saktë dhe modern sulmi”.

Topat “Caesar”, me kalibër 155, prodhohen nga grupi francez “Nexter”, të cilët gjatë pesë viteve të ardhshme do të zëvendësojnë topat e prodhimit çek “DANA”.

Zhvillimi vjen pasi Franca ka tërhequr ambasadorët e saj në Shtetet e Bashkuara dhe Australi, në shenjë proteste për anulimin e marrëveshjes së saj me Australinë për ndërtimin dhe shitjen e nëndetëseve ushtarake, të cilën ministri i Jashtëm Le Drian, e quajti “sjellje e papranueshme mes aleatëve”.

“Blerja e 52 topave të kalibrit të NATO-s, forcon mbrojtjen tonë dhe zëvendëson mjetet ‘DANA’ që janë më shumë se 40-vjeçarë”,- tha ministri çek i mbrojtjes Lubomir Metnar.

Canon automoteur DANA. - Mon blog :D

Ai shtoi se, industria vendase do të përfshihen në 40% të prodhimit të mjeteve, duke fituar eksperiencë dhe ekspertizë të nevojshme.

Në korrik 2019, grupi francez “Nexter” i shiti Çekisë 62 autoblinda “Titus”, me një vlerë prej 230 milionë euro.

Forcat e Armatosura të Shqipërisë | Armed Forces of Albania | Page 266 |  SkyscraperCity

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *