Një grup vëzhguesisht kishin dalë në Lagunën San Ignacio, në Gadishullin e Baja Kalifornia në Meksikë për të parë balenat të cilat janë të shumta në numër në këtë zonë. Teksa ata po vështronin horizontin me kamera në duar për t’iu shkrepur foto, por një balenë është treguar ‘e zgjuar’ dhe ka hyrë poshtë varkës duke dalë në një pozicion që turistët nuk e prisnin.
Fotot e shkrepura tregojnë një entuziazëm të madh të vizitorëve teksa nxitojnë të kapin fotografinë më të bukurme balenën e cila u afrua tek ata.
‘Kur të gjithë u kthyen për ta parë, balena u zhyt sërish dhe ky çast u shoqërua me të qeshura dhe me brohoritje nga ana jonë. Thonë që nëse arrin të fotografosh një balenë, kjo gjë do të sjellë shumë fat.
Çelësi i të bërit një foto me balenat është…të jesh gjatë gjithë kohës në gatishmëri’,- u shprehën vizitorët.
/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/