FOTO/Vegas përpara mëkatit! Zhvillimi i Las Vegas-it është spektakolar

Në fillim të shekullit 20, Las Vegas ishte një shkretëtirë, e cila kishte vetëm një stacion hekurudhor dhe një kufi të egër. Sot ai është qyteti i ëndrrave, aty ku çdo gjë është e mundur. I njohur për kazinotë e tij, në Vegas nuk zbret asnjëherë nata, sepse vezullon nga dritat magjepsëse.

Transformimi dhe zhvillimi tij, është prezantuar nga historiani Su Kim Chung, në librin “Las Vegas Then and Now” (Las Vegas Atëherë dhe Tani).

Imazhet e vjetra të qytetit të dikurshëm janë mahnitëse. Fotot historike janë krahasuar me ato të epokës moderne, dhe ndryshimet të lënë pa fjalë.

Chung shkruan në hyrje të librit të tij: “Në fund të fundit, me shkëlqimin e tij, neonat e tij, tepricën e tij të ashpër dhe, po, ngjitjen e tij, Las Vegas ka tërhequr imagjinatën e botës.

Për ata që e njohin qytetin vetëm përmes stereotipave popullorë, këto fotografi mund të shërbejnë si një edukim dhe një zbulim. Për ato që jetojnë në Las Vegas, fotot mund të sjellin nostalgji dhe një krenari për qytetin, i cili e meriton”.

Shikoni këtu imazhet e përzgjedhura

Burimi i lajmit: Dailymail. Përshtatur nga Priza.al 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *