Mediat e huaja kanë publikuar videon ku një pasagjer në një avion tërheq nga flokët një grua dhe e godet atë. Incidenti në fjalë është filmuar në fluturimin Tunisair TU216 në Aeroportin e Stambollit në Turqi, para se avioni të drejtohej për në Aeroportin Ndërkombëtar Tunis-Carthage në Tunizi më 10 prill. Pamjet tregojnë dy gra që shtyjnë dhe godasin njëra-tjetrën, ndërsa një stjuardesë përpiqet të shtyjë një pasagjer mashkull më poshtë, në korridorin e avionit. Teksa dy femrat zihen, më tej përfshihet në sherr edhe një mashkull. Ai kap prej flokësh një nga femrat, dhe e tërheq mbrapa.
Udhëtarët shihen duke qëndruar në korridorin e aeroplanit. Ky sherr mes palëve besohet të ketë marrë shkas nga një zënkë për hapësirën e dollapëve në aeroplan, sipas ‘Business News’.
Një zëdhënës i linjës ajrore tha se sherri midis pasagjerëve çoi në një vonesë prej pesë orësh, dhe konfirmoi se një hetim mbi incidentin është duke u zhvilluar. Zëdhënësi i linjës ajrore konfirmoi se ekuipazhi i kabinës duhej të kërkonte ndihmën e ekipeve të sigurisë për të qetësuar tensionet, para se avioni të ngrihej. Hetimi në lidhje me këtë rast është duke vijuar.
Burimi i lajmit: https://www.dailymail.co.uk/news/article-9469387/Plane-passenger-drags-woman-hair-punches-Tunisair-flight-just-off.html
Përshtatur nga “Priza.al”