FOTO-VIDEO/“Kam mësuar sportin duke vënë skedina”, Lei Kraja ndan sekretet me publikun

Gazetaren seksi të sportit, Lei Kraja, tashmë e shohim edhe në rolin e aktores në “Portokalli”. Ajo ka konkretizuar pasionin e saj për aktrimin, ndërsa ka rrëmbyer edhe zemrat e teleshikuesve. Lei ka qenë e ftuar sot në “Wake Up”, ku tregoi edhe emisionin e saj të preferuar. Bukuroshja zbuloi ndër të tjera se e ka mësuar sportin, duke vënë skedina.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leila Kraja (@leikraja)

“Emisioni im më i preferuar që kam bërë në sport, pavarësisht që nuk e kam drejtuar unë, ka qenë ‘Bar Skedina’. Sa jam kënaqur te ‘Bar Skedina’, duke vënë skedina. Ashtu mësohet futbolli (qesh). Ishte emision shumë i bukur, në lokal, muhabet”, u shpreh Lei.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leila Kraja (@leikraja)

Teksa është pyetur nëse ka pasur persona që kanë besuar te skedinat e saj, bukuroshja tha duke qeshur: “Po ka pasur dhe kanë humbur. Mos besoni te skedinat e mia. Nuk jam ajo parashikuesja mirë le të themi”.

Në dy puntatat e para të këtij sezoni në “Portokalli”, ajo ka interpretuar në rolin e prezantueses së “Përthithen +40”. Duke qenë se Lei ka jetuar për shumë vite në Amerikë, ajo që bie menjëherë në sy në këtë rol është edhe e folura e saj me theks amerikan.

Sikundër dhe ka dhënë provat, sporti mbetet i pazëvendësueshëm për Lein, dhe ajo po ecën shumë mirë me programin e saj sportiv “Sport Time” në Digitalb.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leila Kraja (@leikraja)


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *