FOTO-VIDEO/‘Një marins fluturues’…Marina Britanike teston kostumin ‘e superheroit’

Marina Britanike po teston një nga teknologjitë më të avancuara ushtarake, duke i bërë marinsat të fluturojnë nëpërmjet kostumit fluturues.

Kjo video mahnitëse i bën jehonë filmave të “Iron Man”, ku shihet ushtari britanik i Royal Marine, duke u ngritur në ajër nga një varkë e vogël për t’u ulur në kuvertën e anijes HMS Tamar.

Kostumi fluturues, i quajtur ‘Gravity Jet Suit’ i prodhuar nga firma britanike e aeronautikës Gravity Industries, po testohej nga Flota Detare në Kanalin Anglez te La Manshit.

Synimi i kësaj teknologjie moderne është që të lehtësojë operacionet ushtarake, nëpërmjet të cilës marinsat do të kenë mundësinë të fluturojnë nga një anije në tjetrën me një shpejtësi prej 136 km\h për 10 minuta pa ndërprerje.

Kostumet kushtojnë më shumë se 300.000 paund, dhe aktualisht janë ende në proces testimi.

Burimi i lajmit: DailyMail. Përshtati: Priza.al

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *