(FOTO-VIDEO) Olsi Bylyku e thotë troç, zbulon pse nuk pranoi ofertën e “Kosheres”

Aktori i humorit Olsi Bylyku nuk ka pranuar që ti bashkohet skuadrës së “Kosheres”, duke vijuar punën e tij në “Klanifornia”. Ai ka zbuluar në një intervistë së fundmi se vendimi i tij kishte të bënte me stabilitetin artistik. Ndaj për këtë arsye, e ka parë të udhës që pavarësisht shifrës së majme që i është ofruar nga “Kosherja”, ai të mos lëvizte.

“Kosherja” është spektakli më i ri në ekranin e “Abc News”, i cili ka mbledhur disa nga aktorët më të mirë të humorit në vend. Olsi tha në “Ora News”, se në 6 vite eksperiencë, i dukej e tepërt lëvizja e tij në 3 emisione.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Olsi Bylyku (@olsibylyku1)

“Po më ka ardhur ofertë, por nuk e pranova, sepse mendova që është një kosto për mua në lidhje me stabilitetin artistik. Kam pasur 6 vite karrierë dhe unë kam ndërruar 3 emisione. Sigurisht që është kënaqësi të punosh me Altin Bashën, Bes Kallakun dhe gjithë aktorët e “Kosheres”, por e gjithë kjo u bë për shkak të stabilitetit tim artistik, që për mendimin tim në 6 vite të ndërrosh 3 emisione nuk krijon një stabilitet se ku të shohin njerëzit ty vazhdimisht.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Olsi Bylyku (@olsibylyku1)

Kështu që mendova që do mbarojë një cikël, ose ndoshta ai cikël nuk do vijë kurrë, sepse mund të jem gjithmonë në “Klanifornia”, por në një të ardhme sigurisht të gjitha ofertat janë të pranueshme, për sa kohë ne jemi kthyer si futbollistët. Unë kam pasur ofertë edhe nga “Portokallia”, kur kam qenë në Klan, por sapo kisha shkuar në Klan dhe sigurisht lëvizja ishte e pamundur”, tha Olsi, duke shtuar se oferta e “Kosheres” ishte goxha e majme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Olsi Bylyku (@olsibylyku1)


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *