FOTO-VIDEO/ Pluhuri “pushton” Tiranën, ndërtimi i një pallati kthehet në makth për banorët

Tirana është kthyer në një kantier ndërtimi, ku nuk ka të ndalur betoni. Në mes të ditës, aty ku edhe njerëzit shfrytëzojnë fundjavën për tu relaksuar e për të marrë ajër të pastër, ndodh krejt e kundërta. Punimet vijojnë në çdo orë të ditës, duke ngritur një shtëllungë pluhuri në ajër.

Pamjet që sjell “Priza.al” demostrojnë papërgjegjshmërinë që ndodh në Rrugën “Faik Konica”. Bllokimi i një pjese të madhe të kësaj toke për ndërtimin e një pallati, ka sjellë pluhur, trafik, por edhe vështirësi në devijimin e lëvizjes së makinave.

Banorët ankohen për zhurmat e pluhurin, ndërsa çdo ditë përballen me surpriza të pakëndshme. Teksa punimet po kryhen me ritme të shpejta për të arritur objektivat e vendosura, qytetarët përballen me trafikun e zhurmën, e cila iu është kthyer në një stres.

Burimet bëjnë me dije për “Priza.al” se punimet për këtë pallat vijojnë pa ndërprerë, e madje tre herë brenda ditës, duke ju kthyer në makth banorëve. E jo vetëm kaq, por edhe kalimtarët e rastit duhet të mbajnë jo vetëm maskën ndaj koronës, por mundësisht të kenë edhe një ekstra, pasi ajri ndotës sjell probleme të mëdha për shëndetin.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *