Në kundërpërgjigje të takimit të sotëm në Prishtinë mes dy kryesministrave shqiptarë, Edi Ramës dhe Albin Kurtit, Beogradi ka urdhëruar një supermobilizim të Ushtrisë Serbe.
Televizioni shtetëror serb, “RTS” lajmëron se, ushtria e vendit të saj është vetëm 2 km larg kufirit me Kosovën dhe po qëndron të pritje të një urdhëri për ndërhyrje.
Katër automjete të blinduar të tipit “Lazar” dhe “Milos”, si dhe një sërë ushtarësh serbë janë pozicionuar përgjatë rrugës që të çon për në pik-kalimin në Jarinje.
Në javën e dytë pas reciprocitetit të targave, askush nga palët nuk po tërhiqet. Serbët e Veriut kanë bllokuar dy rrugët hyrëse kurse Policia e Kosovës nuk tërhiqet nga vend pozicionet e saj.
Këto lëvizje erdhën pak minuta pas përfundimit të konferencës së përbashkët mes Ramës dhe Kurtit në Prishtinë, ku u diskutuan dhe zhvillimet që po ndodhin në Veri.
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, tha se njësitë e Ushtrisë Serbe janë në gatishmëri të lartë luftarake në garnizonet e Rashkës dhe Novi Pazarit.
“Ushtria jonë nuk provokon, por është e gatshme t’i mbrojë njerëzit nëse ndodh ndonjë gjë që rrezikon jetën e tyre. E rëndësishme është të shoh që këta njerëz janë gati”,- tha ai.
/Priza.al/