FOTO-VIDEO/Sara dhe Atdheu lënë përfundimisht “Për’puthen”

Një tjetër çift del nga emisioni “Për’puthen”.  Sara dhe Atdheu kanë lënë përfundimisht “Për’puthen”, për të vijuar njohjen jashtë emisionit.

Ishte Sara ajo që tërhoqi deklaratën për Gelianin. Të njëjtën gjë bëri edhe ky i fundit në lidhje me Sarën.

“Edhe unë e tërheq deklaratën për Gelianin dhe e them me shumë bindje këtë gjë. Mbase ndonjëherë nuk duhet të marrim vendime të nxituara, dhe unë thyej rekord për marrje vendimesh”, tha Sara.

Në fund ajo pati një takim 4 minuta me Atdheun, dhe të dy morën një vendim të papritur. Atdheu i kërkoi Sarës që të lënë bashkë të dy emisionin, për të vazhduar njohjen jashtë.

“Dua të largohem nga programi nëse ti dëshiron që ta vazhdojmë njohjen jashtë”, tha Atdheu.

Dhe Sara ju përgjigj me një puthje në buzë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *