Quhet “Hyperloop”, treni me vakum, i cili do të transportojë pasagjerët më një shpejtësi prej 1.200 km/h. Kompania e cila ka ndëramarë zhvillimin e këtij projekti ambicioz, është Virgin Hyperloop. Ajo ka ndërtuar në shkretëtirën e Nevadës, një tub vakumi të bardhë prej metali, 500 m të gjatë. Brenda tunelit me vakum do të lëvizi trenin, duke përdorur teknologjinë e ngritjes manjetike.
Bashkëthemeluesi i Virgin Hyperloop, Josh Giegel, dhe anëtarja tjetër e stafit Sara Luchian, kanë bërë një xhiro testuese përgjatë tubit të bardhë.
“Sapo treni të marri shpejtësi, do të ndihet si një aeroplan në ngritje”, shpjegon Giegel. “Nuk do të ndjeni as turbulencat, sepse sistemi jonë është totalisht i aftë të reagoj ndaj tyre”.
Ai shprehet se zhurmat do të zhduken, ashtu sikurse dridhjet. Sistemi përdor ngritje manjetike, e cila krijon presion të ulët brenda tubit dhe krijon kushte pothuajse të vakumit.
Kapsulat brenda tunelit do të mund të trasportojnë 28 pasagjerë, dhe mund të personalizohen për distanca të gjata apo të shkurtra, si dhe për trasport mallrash. Një udhëtim nga New York-u drejt Washington-it do të zgjasë 30 minuta, që do të thotë 4 herë më shpejtë së trenat e shpejtë aktual. Shefi ekzekutiv i kompanisë parashikon se projekti do të dali në treg rreth vitit 2027.
Burimi i lajmit: Dailymail. Përshtatur nga Priza.al