FOTO-VIDEO/ Ushtria nxori tanket në rrugë dhe bëri masakër! Ja pamjet që nuk u panë nga luftimet në Beirut, ku mbetën 5 të vrarë

Ushtria nxori tanket dhe mjetet e blinduara nëpër rrugët e Bejrutit sot gjatë ditës, teksa pas ndërprerjes kombëtare të energjisë elektrike, kryeqyteti libanez është përfshirë nga kaosi dhe përplasja e armatosur mes protestuesve të dhunshëm dhe forcave të rendit.

Protestues të armatosur të mbështetur nga grupe militante si Hezbollah e Amal demonstronin kundër Tarek Bitar, gjyqtarit kryesor të çështjes së shpërthimit katastrofik në portin e qytetit një vit më parë.

Beiruti ngjasonte sot me një zonë lufte, teksa autoblindat zbritën në zonat e ndara të qytetit. Ushtria tha se, do të qëllonte ndaj çdo personi të armatosur ndërsa raportimet vendase flasin për të paktën 5 të vrarë.

Ushtria kishte dislokuar tanke e autoblinda, teksa të shtënat ishin përqendruar në një ndërtesë ku besohej se ishin strehuar militantët.

Kryeministri Najib Mikati, bëri thirrje për qetësi ndërsa ushtria tha se, zjarri i armëve kishte nisur kur demonstruesit kaluan në zonën ndarëse, mes të krishterëve dhe myslimanëve të qytetit.

Ministria e brendshme e vendit tha se, pesë njerëz janë vrarë nga zjarri, mes të cilëve dhe të qëlluar me snajperë. Disa të tjerë janë plagosur.

Më herët kreu i grupit “Hezbollah” Sayyed Hassan Nasrallah, bëri thirrje për zëvendësimin e gjykatësit të shpërthimit në portin e Bejrutit, duke e akuzuar si të njëanshëm.

Në shpërthimin e 4 gushtit 2020 në portin e kryeqytetit u vranë të paktën 200 njerëz dhe u plagosën rreth 7500, prej shpërthimit të rezervave të kimikateve të depozituara në port.

A bullet-riddled building during clashes in the Tayouneh area of Beirut, at the crossroads of Shiite and Christian militia bastions that were also battlegrounds in Lebanon's civil war

Fighters from the Shiite Hezbollah and Amal movements rush to the body of a fallen comrade during clashes in Beirut's Tayouneh area

Shiite fighters from the Hezbollah and Amal movements take aim with (L to R) a Kalashnikov assault rifle and a rocket-propelled grenade launcher during the clashes

A woman runs across a road towards Lebanese medics during the clashes in Beirut's Tayouneh area on October 14, 2021 -- Lebanon's civil war ended in 1990 but scars on the national psyche are still very raw

/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *