Dalin pamjet nga ngjarja e rëndë e ndodhur pas mesdite në Shëngjin, ku në një atentat ka mbetur i vrarë biznesmeni 50-vjeçar, Ardian Nikulaj. 50-vjeçari njihej si një biznesmen i fuqishëm në atë zonë, sakaq ka kandiduar dhe në zgjedhjet e 2021, nën siglën e PSD.
Në vitin 2003, Nikulaj rezulton i dënuar me 4 muaj burg për armëmbajtje pa leje. Ndërsa në 2006-ën është dënuar me gjobë për kontrabandë dhe falsifikim.
Në pamjen e mësipërme, shihet një person i veshur me një jelek fosforishent, autori, i cili ka hyrë më një skafandër motori në kokë dhe ka qëlluar gjashtë herë në drejtim të Nikulajt, për të cilin dy prej plumbave kanë qenë vdekjeprurës.
Më pas është larguar me nje mjet “Range Rover”, me targa angleze ku dyshohet se e priste një tjetër person, i përfshirë në krim, të ndodhur në mes të ditës.