Disa nga vrasësit më të tmerrshëm të fëmijëve nuk kanë qenë në gjendje të shpëtojnë nga viktimat e tyre, pasi ata pretendojnë se janë përndjekur teksa vuanin dënimin në burg për krimet e tyre monstruoze. A është e mundur që të rikthehen shpirtërat e viktimave për të përndjekur të gjallët…dhe vrasësit e tyre? Apo ndërgjegja e tyre thjesht po i mashtron vrasësit?
Në disa nga vrasjet më tronditëse, fëmijët e pafajshëm që u vranë brutalisht duket se janë kthyer si fantazma për të përndjekur vrasësit e tyre. Kriminelët e mbytur në faj ua kanë rrëfyer këtë gjë familjarëve, avokatëve dhe të burgosurve të tjerë.
Më poshtë po ju sjellim një listë të vrasësve të fëmijëve të cilët pretendojnë se fantazmat e të pafajshmëve kanë qëndruar rreth tyre për vite me radhë.
Jon Venables
Jon Venables ishte vetëm 10 vjeç kur ai dhe Robert Thompson vranë djalin 2 vjeçar James Bulger në vitin 1993. Sipas dokumentarit të titulluar ‘James Bulger’, Venables u torturua aq shumë nga shpirti i viktimës së tij saqë ai ndjente erë foshnjeje në çdo send që prekte. Sapo kthehej nga gjykata, 10-vjeçari Venables i hiqte rrobat menjëherë pasi sipas tij ato mbanin erën e viktimës. A mendoni se ai ishte në sallën e gjyqit? Kjo ishte pyetja që fajtori i vrasjes bënte sa herë kthehej nga gjykata. Venables dhe Thompson qëndruan të mbyllur për tetë vite. Ata u lanë të lirë në vitin 2001.
Mark Bridger
Mark Bridger i kalonte ditët e tij duke pirë alkool, duke parë video pornografike dhe imazhe të pahijshme fëmijësh. Një natë në vitin 2012, ai takoi 5-vjeçaren April Jones të cilin e bindi që të hipte në makinën e tij. Ekspertët e mjekësisë ligjore gjetën njolla gjaku dhe disa eshtra të Jones në shtëpinë e Bridger. Policia tha se ai abuzoi seksualisht me fëmijën , e më pas e vrau atë. Teksa vuante dënimin me burgim të përjetshëm,Bridger tha se ai torturohej nga vizionet e vajzës së vogël që shihte.
Raymond Leslie
Ai rrëmbeu katër vajza të vogla të moshave 5-9 vjeç dhe mbyti tre prej tyre në një pyll në zonën Cannock Chase, West Midlands. Vetëm njëra prej vajzave arriti të mbijetonte. Pasi u kap nga policia, Leslie e kaloi pjesën tjetër të jetës në burg, derisa vdiq më 11 mars 2014, në moshën 84-vjeçare. Sidoqoftë, vizitorët e parkut ku ndodhi ngjarja makabre kanë treguar se kanë parë fantazma fëmijësh, të cilat besojnë se janë viktimat e Leslie-t.
Jose Ferreira
Ferreira u akuzua në vitin 2015 për vrasjen e 13-vjeçares Carie Ann Jopek. Vrasësi u dorëzua vetë në polici sepse shpirti i vajzës e kishte përndjekur atë për më shumë se tre dekada. Ferreira, i cili ishte 17 vjeç kur Jopek gjeti vdekjen, i kishte thënë nënës së viktimës se arsyeja që ai u dorëzua ishte sepse po torturohej nga fantazma e vajzës së saj.
Chris Watts
Chris Watts vrau partneren e tij shtatzënë dhe dy vajzat e tyre, Bella dhe Celeste Watts, e më pas i hodhi trupat e tyre në një rezervuar uji, në mënyrë që të fillonte një jetë të re me të dashurën e tij sekrete. Ai u dënua ne pesë burgime të përjetshme pa mundësinë e lirimit me kusht. Teksa vuante dënimin e tij në burg, Wats tha se pa vajzën e tij që vallëzonte pranë karriges në qelinë e tij.
/Burimi:DailyStar/Përshtati:Priza.al