Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja me 9 plumba e biznesmenit Edmond Papa me 16 dhjetor në Tiranë.
Bode rezulton se prej disa kohësh ndiqte lëvizjet e Papës, duke përdorur një automjet të marrë me qira nga një kompani. Bëhet fjalë për një automjet tip “Benz”, si duket edhe në foton e siguruar nga Gazetari Arsen Rusta.
Ndërkohë vendndodhja e 44-vjeçarit Andrew Bode, i shpallur në kërkim për vrasjen e Papës, mbetet ende mister. Që prej datës 31 dhjetor, pas arrestimit të Albano Velos, i cili dyshohet si organizator i vrasjes së Papës, nuk ka asnjë gjurmë të Andrew Bodes. Edhe pse zyrtarisht nga sistemi TIMS rezulton se Bode nuk është larguar nga vendi, dyshohet se ky i fundit mund të jetë larguar ilegalisht për t’i shpëtuar policisë.