Një ngjarje e rëndë u shënua mëngjesin e sotëm në lagjen “Skënderbej” në Elbasan, ku 37-vjeçari Ramis Mici, i cili jetonte në një banesë me qira, vrau me thikë bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezi.
37-vjeçari ishte i divorcuar, ndërsa pasi kishte gjetur një banesë me qira në këtë lagje, kishte marrë aty dhe bashkëjetuesen e tij, e cila kishte një vajzë nga martesa e saj e parë.