FOTO/ Vuçiç dhe Putin bëhen bashkë për të ‘sfiduar’ NATO-n? Paralel me ‘Defender 21’, nis stërvitja e madhe ushtarake në Serbi  

Ballkani nuk është as i qetë dhe as i sigurt edhe pse pjesa më e madhe e shteteve të tij janë anëtare të NATO-s tashmë. Me Turqinë që del herë pas here nga “rreshti” dhe me Serbinë që po armatoset rëndë duke flirtuar sa me Rusinë dhe sa me Kinën, gjërat duket se nuk janë në normalitet.

Në plot 7 baza të ndryshme ushtarake në Shqipëri, po zhvillohet një stërvitje e madhe ushtarake këto ditë me emrin “Defender Europë 21”. Ajo është cilësuar si stërvitja më e madhe ushtarake në rajonin Ballkanit, që pas Luftës së Dytë Botërore dhe më e rëndësishmja në kuadër të NATO-s.

Por si për ta eklipsuar atë, ose për ta dubluar, Rusia dhe Serbia nisën sot dhe ato një stërvitje të përbashkët ushtarake pran Beogradit, si për të dëshmuar vendosmërinë e Moskës, për ruajtjen e influencës së vet në rajon.

Serbia Quits Joint Military Exercise, Citing 'Terrible EU Pressure' | Balkan Insight

Ministritë e mbrojtjes serbe dhe ruse thanë se, trajnimi i përbashkët i rreth 200 trupave speciale do të përfshijë “shkatërrimin e simuluar të një formacioni të paligjshëm ushtarak”, gjuajtjen me municione të vërteta dhe sulmet “anti-terroriste”.

Por sipas mediave kroate të cilat i referoheshin burimeve nga Beogradi, numri i vërtetë i trupave elitë të ardhura nga Rusia është të paktën 500.

“Janë rreth 500 forca elitë ruse në Serbi, mes të cilave forca speciale elitë të reparteve të GRU-së (Shërbimi i Inteligjiencës Ushtarake), FSB-së (Shërbimi Informativ) dhe Specnazve të ushtrisë, Një pjesë e madhe e tyre rreth 300 janë desantuar gjatë netëve në afërsi të bazës ruse të Nishit”,- citon mediat kroate “Globus”.

POTD: Slavic Brotherhood 2019 Exercise -The Firearm Blog

Por sipas tyre, ministria Serbe e Mbrojtjes e ka mbajtur sekret këtë numër, pasi një pjesë e tyre gjatë stërvitjes ushtarake mund të kryejnë edhe misione reale rikonjocioni dhe spiunazhi në vendet e rajonit.

Serbia, anëtare e partneritetit të NATO-s për Paqen dhe që kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Europian, ka vazhduar të farkëtojë marrëdhënie të ngushta ushtarake, ekonomike dhe politike, si me Rusinë, ashtu edhe me Kinën. Me këtë të fundit Serbia ka nënshkruar disa kontrata tepër të rëndësishme për blerje armatimi dhe pajisjesh të teknologjisë së lartë ushtarake, me vlera në miliona euro.

Serbian military show "Freedom 2019" held in Belgrade - Xinhua | English.news.cn

Vetëm ditët e fundit Serbia plotësoi gjithë paketën e pajisjeve dhe armatimit për dronët e sjellë nga Kina, të cilët janë jo më dronë zbulimi, por edhe dronë sulmi për shkatërrimin e objektivave deri në 9 kilometra distancë me anë të raketave të interceptuara.

Ndërkohë, në stërvitjen, “Defender Europe 21”, sakaq marrin pjesë më shumë se 28 mijë trupa nga 26 shtete.

Shqipëria ka rol kryesor në këtë stërvitje, si vend mikpritës dhe stërvitor, duke vënë në dispozicion disa baza ushtarake ajrore, detare dhe tokësore.



Slavic Bortherhood 2019 – Joint training : Ministry of Defence of the Russian Federation
Slavic Brotherhood 2019 military exercise begins in Serbia - Military & Defense - TASS
Minister Vulin: Members of Serbian Armed Forces motivated for carrying out exercise “Joint Action 2020” | Ministry of defence Republic of Serbia
Serbian president plans to invest more in armed forces
Serbian Armed Forces Complete Final Phase of Joint Live Fire Exercise Response 2021 - MilitaryLeak
Serbian RESPONSE 2021 Enters Final Phase | Joint Forces News
Serbian Analyst Explains US Zeal for Info on Russia-Serbia Military Cooperation - Sputnik International
Slavic Brotherhood: Russian, Belarusian, Serbian Forces Seize Airport in Drills - Sputnik International
Members of the Special Forces Brigade at the Slavic Brotherhood 2018 | Ministry of defence Republic of Serbia
Slavic Brotherhood-2016 joint anti-terror drills - Russia Beyond
Serbia to Host Two Military Drills with Russia | Balkan Insight
Slavic Brotherhood 2019: Russian and Serbian troops train to parachute and release hostages : Ministry of Defence of the Russian Federation
Serbia integrates Igla MANPADS into PASARS SPAAG
Serbia's “Oganj” Rocket Launcher Test-Fired – New Defence Order. Strategy
File:Sloboda 2019 - defile 06 - Lazar 3 Kerber 01.jpg - Wikimedia Commons

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *