FOTO/ Njihuni me “Poseidon”, armën apokaliptike të komanduar nga Putin, që hedh në “erë” qytete!

Vetëm kur e mendon është e tmerrshme. Një armë bërthamore shtrihet në fund të oqeanit, duke bërë një shpërthim katastrofik afër New York-ut. Uji ngrihet nga oqeani dhe shkatërron gjithë qytetin, duke shfarosur çdo gjë dhe duke e lënë zonën e përmbytur me radioaktivitet toksik. Kur ai zbuloi planet e tij ushtarake disa vite më parë, të gjithë menduan se Vladimir Putin po luante blofin.

The Poseidon nuclear-powered underwater drone is seen being test-launched somewhere in Russia

E aftë të shkatërrojë një pjesë të madhe të vijës bregdetare, arma bërthamore ‘Poseidon 2M39’ mund të nisë një zinxhir cunamesh radioaktivë vdekjeprurës, që do të përplasen në qytete duke i lënë ato të pabanueshme për disa dekada. Kjo armë apokaliptike dukej si arma që udhëheqësi i ashpër rus do ta përdorte për të trembur kundërshtarët e tij, dhe për t’i drejtuar ata sipas vullnetit të tij. Por, tani e vërteta e zymtë ka dalë nga akulli i shkrirë i Arktikut: Rusia në të vërtetë është duke zhvilluar armën ‘Poseidon’. Të paktën tre nëndetëse janë adaptuar për të transportuar armën gjigande, e cila është duke u testuar në Arktik, ku regjimi i Putin po ndërton një prani ushtarake ogurzezë.

Rajoni dikur ishte i akullt dhe i panavigueshëm, por akulli po shkrihet dhe është kthyer në thelbësore për planin ekonomik të Rusisë, që të hapë dhe të kontrollojë rrugët e transportit verior, nga Evropa në Azi. Putin dëshiron që arma 2M39 të qëndrojë në Arktik deri në verën e vitit 2022, dhe sipas raportimeve të mediave ruse, ai i ka kërkuar Ministrisë së Mbrojtjes që ta mbajë të informuar për testet që kanë nisur në muajin shkurt, dhe që do të vazhdojnë muajt në vazhdim. Planet për krijimin e kësaj arme bërthamore u zbuluan fillimisht në vitin 2015, nga një gjeneral rus i cili u fotografua ndërsa mbante planet për armën të supozuar sekrete.

Putin wants the 2M39 deployed in the Arctic by the summer of 2022 and, according to Russian media reports, has asked his defence ministry to keep him closely informed of tests that started in February and will continue this year. Pictured: Russia's Arctic Nagurskoye Air Base

Ndërsa skeptikët thanë se ‘Poseidon’ ishte thjesht një plan i hedhur në letër, disa ekspertë këmbëngulën se kishte shumë prova që ky projekt ishte seriozisht vdekjeprurës. Shumë pak besojnë tashmë se ‘Poseidon’ është thjesht një mit, megjithëse aftësitë preçize të kësaj super arme mbeten një temë e nxehtë debati.
Ajo që dihet me siguri është që ‘Poseidon’ është arma bërthamore më e madhe e ndërtuar ndonjëherë. Arma është 19.8 metra e gjatë dhe ka një diametër prej 1.8 metra. Kontrollohet nga distanca dhe është 30 herë më e madhe se një armë standarte. Ajo mendohet të peshojë rreth 100 ton. Krahasuar me raketat balistike ndërkontinentale, ‘Poseidon’ ka të ngjarë të jetë relativisht e ngadaltë dhe do t’i duhen orë për të arritur një objektiv, dhe ka një shpejtësi prej 80 miljesh në orë.

Ekspertët perëndimorë kanë dyshime në lidhje me pretendimet ruse, që thonë se arma ka shpejtësi më të lartë se 120 milje në orë nën ujë, duke thënë se teknologjia e nevojshme për këtë shpejtësi do ta bënte armën aq të madhe sa të dallohej lehtësisht. Dhe është pikërisht zbulueshmëria që është çelësi për potencialin tmerrues të kësaj arme. Burimet ruse e kanë përshkruar ‘Poseidon-in’ si të pandalshme. Nëntorin e kaluar, Christopher A. Ford, asistent i Sekretarit Amerikan të Shtetit për Sigurinë Ndërkombëtare dhe Mos-Përhapjen e Armëve, e përshkroi ‘Poseidon’ si të dizenjuar për të përmbytur qytetet bregdetare të SHBA-së, me një cunami radioaktiv.

At least three submarines adapted to carry the enormous torpedoes are already being tested in the Arctic where the Putin regime is building an ominous military presence

Fenomeni shkencor i valëve gjigande që thyhen që larg detit, e njohur si efekti ‘Van Dorn’ është i njohur mirë dhe ideja e një arme bërthamore gjigande, të aftë për të krijuar valë të tilla, u hetua nga SHBA shumë kohë më parë, gjatë Luftës së Ftohtë. Sidoqoftë, studimet e marinës amerikane në vitet 1950 dhe 1960 arritën në përfundimin se pjesa më e madhe e energjisë së një mega-vale shpërndahet para se të arrijë në breg. Shpërthimi mund të shkaktojë një cunami gjigand larg detit, që do të thotë se ‘Poseidon’ nuk ka nevojë të afrohet me një qytet të synuar për ta shkatërruar atë.

Shefat e Mbrojtjes perëndimore pranojnë se ata janë thellësisht të shqetësuar nga gjithçka që mund të nisë një sulm bërthamor. Burime të qeverisë amerikane, të cilët thonë se po monitorojnë zhvillimet nga afër, paralajmërojnë që kontrolli rus i Arktikut do ta lejojë atë të shtrijë fuqinë e tij në Atlantikun e Veriut, dhe ky do të ishte një zhvillim thellësisht alarmues për Mbretërinë e Bashkuar.

The Poseidon 2M39 torpedo would set off a chain of deadly radioactive tsunamis that would smash into towns and cities leaving them uninhabitable for decades. Pictured: Putin

Tani nuk ka dyshim se ‘Poseidon’ ekziston, ekspertët parashikojnë se do të përdoret për të “trembur” Perëndimin, dhe ka të ngjarë të përdoret si një mjet negocimi në bisedimet e kontrollit të armëve. Në filmin ‘Clash Of The Titans’ të Hollywood-it, i bazuar në mitologjinë Greke, ‘Poseidon’, zoti i deteve, lëshon krijesën monstruoze të detit Kraken për të shkatërruar qytetin e Argos, duke krijuar një valë të madhe baticash.

Përshtati:Priza.al/Burimi:DailyMail

https://www.dailymail.co.uk/news/article-9447035/Vladimir-Putins-nuclear-tsunami.html

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *