Dita e djeshme për Xhensila Myrtezajin ka nisur e ka përfunduar plot surpriza. Ajo ka festuar 30-vjetorin e lindjes dhe mëngjesi e ka gjetur me një surprizë nga shtëpi nga partneri dhe vajza e saj, ndërsa mbrëmja në një festë gjigante me miq, të afërm e shumë personazhe VIP.
Por paska një surprizë më të madhe për këngëtaren, të cilën ka zgjedhur të mos e ndajë publikisht. Artistja është në pritje të ëmbël, sipas Kryefjala. Madje edhe nga fotot e videot e festës duket se barku i saj është i rrumbullakosur.
E po ashtu, si për t’i vënë kapakun, Xhensila nuk u pa të pinte shampanjë apo pije të tjera, ndryshe nga të ftuarit e tjerë.
Edhe në rrjet, njerëzit komentonin se Xhensila është në pritje të ëmbël.
Aludime për një shtatzani të mundshme janë përfolur për një kohë të gjatë po ka qënë ajo e cila i ka mohuar. Tashmë pas këtyre fotove dhe videove, nuk dihet nëse Xhensila do bëjë publik lajmin e bukur, apo do ta shijojë edhe për ca kohë në privatësi.