FOTO/ Yuri Kim ‘pushtohet’ nga melankolia dhe ‘arratiset’ nga Tirana, ja destinacioni i radhës

Pas një jave tepër të tensionuar, si nisja e Kuvendit apo përjashtimi i ish kryeministrit Sali Berisha nga PD-ja, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka vendosur të arratiset nga Tirana.

Pas bregdetit në jug të Shqipërisë dhe eksplorimeve në male, Kim ka zgjedhur qytetin e Pogradecit për të kaluar fundjavën.

Këtë mëngjes ajo ka postuar në rrjetin social Instagram një fotografi nga liqeni i Ohrit, duke e shoqëruar me disa vargje të poezisë së të madhit Lasgush Poradeci, “Mëngjesi”.

Pra , ja! pra , ja ! se dita ndezi,

Se fund` i ujit vetëtiti ,

Se posi lajmëtar – mëngjesi,

Del zogu – i bardh` i një nositi…”.

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *