FOTO/ Zbardhet skema se si u vra shkencëtari bërthamor iranian nga inteligjenca izraelite, me armën e sofistikuar

Irani beson se Izraeli dhe grupi i dëbuar opozitar përdorën një armë të kontrolluar nga distanca për të vrarë shkencëtarin bërthamor, Mohsen Fakhrizadeh. “New York Times” ka konfirmuar lajmin një vit pas ngjarjes, ndërsa Izraeli nuk e konfirmoi kurrë zyrtarisht këtë gjë.

Sipas medias amerikane, shkencëtari vdiq nga një armë e papërdorur më parë, tip mitralozi me komandë nga inteligjenca artificiale, prej një distance prej 1600 km.

Officials Allege Iranian Intelligence Failures In Fakhrizadeh Assassination  | Iran International

Detajet bazohen në intervista me zyrtarë iranianë, izraelitë dhe amerikanë, dy prej të cilëve të përfshirë në planifikimin e operacionit që çoi drejt vrasjes së Fakhrizadeh.

Rindërtimi i skenës së vrasjes doli në nëntor të vitit të shkuar, duke treguar se shkencëtari u vra nga plumbat e lëshuar prej një mitralozi të vendosur në një kamionçinë, të cilës i mungonte një rrotë.

Mjeti që dukej si i braktisur kontrollohej nga agjentët izraelitë. Për shkak se arma ishte tepër e rëndë, ajo u çmontua për tu transportuar pa krijuar trazira dhe më pas u montua sapo mbërritën drejtorët në Iran. Inteligjenca artificiale shërbeu për të siguruar që arma të mos e humbiste shënjestrën për shkak të largësisë së madhe.

Mohsen Fakhrizadeh, u vra nga një breshëri plumbash teksa po udhëtonte me makinë në veri te Teheranit bashkë me gruan. Ai doli nga makina për tu fshehur pas derës për 3 plumba e goditën në shpinë dhe vdiq.

Iranian nuclear scientist 'assassinated', Tehran blames Israel, vows  revenge - IBTimes India

62-vjeçari Fakhrizadeh, një figurë e shquar për ministrinë iraniane të mbrojtjes, ishte një nga shkencëtarët me të rëndësishëm, duke luajtur një rol të madh në zhvillimin e programit bërthamor të vendit.

Në vitin 2007, pesë shkencëtarë që punonin nën udhëheqjen e tij u vranë. Ndërkohë, tentativa për ta vrarë edhe atë vetë ishin bërë edhe në 2009, por pa sukses.

AI-assisted machine gun used to assassinate Mohsen Fakhrizadeh

Iran's top nuclear scientist Mohsen Fakhrizadeh assassinated - Indus Scrolls

The Scientist and the A.I.-Assisted, Remote-Control Killing Machine - The  New York Times

absard - Twitter Search

/Burimi: New York Times/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *