FOTO/ Zbarkon ‘Defender Europe 21’ në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, një pjesë e saj mbi qiellin shqiptar  

“Defender Europe 21” pas disa qytetesh këtë herë ka zbarkuar në zemër të kryeqytetit shqiptar, ku që në orët e para të ditës së sotme kanë nisur përgatitjet për manifestimin ushtarak.

Policia dhe forca të ushtrisë mbushën fillimisht bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas bllokuan kalimin në sheshin “Nënë Tereza” që nga hyrja e selisë së Presidencës.

Kjo situatë i gjeti të papërgatitur shoferët dhe kalimtarët e shumtë që e përshkojnë këtë segment edhe për të shkuar në zonën e Parkut të Liqenit Artificial.

Por qytetarët janë habitur kur në shesh një nga një kanë filluar që të ulen helikopterët ushtarakë të ushtrisë shqiptare dhe asaj amerikane.

Forcat ushtarake amerikane dhe shqiptare, krah për krah, kanë nisur të dislokohen në sheshin “Nënë Tereza”, ku mund t’i shihni të gjithë nga afër të dielën, duke nisur nga ora 10:00.

Do të ketë surpriza në tokë dhe ajër mbi sheshin “Nënë Tereza”.

Ndërsa ditën e sotme qytetarët mund të kenë parë vetëm një copëz nga stërvitja në qiellin shqiptar, ku një helikopter ushtarak ka fluturuar me dy ushtarë të lidhur me litar që mbanin flamurin tonë kombëtar.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *