FOTO/“Zbriti nga treni”, Bushatit nuk i del inati me Ramën: U ndal në stacionin tim

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati sot feston ditëlindjen, por në një foto që ka shpërndarë në Instagram bie në sy torta që i kanë bërë dhuratë. Torta ka formën e një treni, ku Ditmir Bushati shihet të zbresë nga ky tren. Një simbolikë kjo që lidhet me aktualitetin politik dhe përjashtimin nga Partia Socialiste. Bashkëngjitur fotos në fjalë, ai ka shkruar: “Për ditëlindje, si surprizë një tren u ndal në stacionin tim”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ditmir Bushati (@ditmir.bushati)

Por pse kjo tortë, me këtë simbolikë? Në fakt nuk është krejt rastësore, pasi në këtë formë Bushati hedh thumbat e radhës ndaj kryeministrit Rama. Kreu i qeverisë, Edi Rama, e përjashtoi nga listat e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit. Kreu i PS-së e justifikoi largimin e Bushatit nga listat, me argumentin se që në momentin që u zëvendësua si drejtues i qarkut të Shkodrës, zbriti nga treni.

“Ditmir Bushati, ditën e parë që u ndryshua si drejtues i Shkodrës, ka zbritur nga treni dhe nuk është shfaqur në asnjë aktivitet në ato aktivitete që nuk janë puna juaj, nuk janë televizive por pjesë e pandashme e çdo njeriu që kanë një mandat në këtë parti. Është shumë e thjeshtë. Nëse Bushati do kishte punuar tokën, do ishte njësoj si shokët e vet. Kjo nuk është personale. Kush është lart duhet të rrijë poshtë, jo në listë, duhet të rrijë poshtë çdo ditë.

Një lojtar, unë e mas me sa duar njerëzish ka shtrënguar, sa fshatarë ka takuar, sa biznese ka takuar për t’iu thënë si ju shkojnë punët, çfarë keni nevojë, sa qytetarë ka takuar, sa i di ai problemet e zonës ku është atje. Se nuk mund të jetë historia që shkojnë te njerëzit vetëm për fushatë. Shpresoj ta kapë trenin prapë. Partia të vë, por nuk të mban, mban veten”, ka deklaruar Rama.

Kujtojmë këtu se pas qëndrimit të Ramës, Bushati nuk qëndroi në heshtje. Ditmir Bushati iu përgjigj Edi Ramës duke i thënë se “nuk ka rëndësi në cilin tren udhëtoni. E rëndësishme është në cilin stacion treni zbrisni”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *