FOTO/ Zbulohen masakrat e shtetit islamik, del në ‘shesh’ varreza masive

Një varr masiv me më shumë se 120 viktima të ISIS është zbuluar në Irak, dy vite pas shtypjes së grupit terrorist. Autoritetet irakiane thanë se ato janë trupat e 123 personave të torturuar dhe të vrarë nga terroristët në një burg pranë qytetit të Mosulit. Eshtrat janë zhvarrosur në fshatin Badush dhe autoritetet po përpiqen t’i identifikojnë. Masakra e burgut Badush është një nga krimet më të tmerrshme të kryera nga ISIS, pasi pushtoi një të tretën e Irakut në një ofensivë rrufe në vitin 2014.

Iraqi authorities have unearthed the bodies of 123 people tortured and killed by ISIS

Të burgosurit u ekzekutuan nga brutalët e ISIS . Xhihadistët liruan të burgosurit dhe detyruan 583 të burgosur të hipnin në kamionë, para se t’i çonin në një përroskë dhe t’i qëllonin. Varri masiv, i zbuluar pasi forcat irakiane morën kontrollin e zonës në mars të vitit 2017, është një nga qindra brutalitetet qe ISIS la pas, sipas Kombeve të Bashkuara.

Sakeh Ahmed, një anëtar i komisionit qeveritar i ngarkuar për identifikimim e trupave tha se po punonin në kushte shumë të vështira.

“Nxehtësia është e madhe. Disa mbetje janë ngatërruar me njëra tjetrën dhe ka gjarpërinj dhe akrepa kudo”, tha Ahmed.

The bodies found in the mass grave in the village of Badush

Eshtrat e 12,000 personave besohet se janë varrosur në varre, sipas Kombeve të Bashkuara të cilat akuzojnë grupin terrorist për kryerjen e gjenocidit në Irak. Javët e fundit, dhjetëra familjarë të viktimave kanë dhënë mostra gjaku, të cilat do të krahasohen me ADN-të e mbetjeve të gjetura.

“Mijëra familje janë duke pritur të dinë se çfarë ka ndodhur me të afërmit e tyre,” tha Najm al-Jubburi, guvernator i provincës Nineveh ku ndodhet burgu.
Një prej tyre është Abbas Mohammed, djali i të cilit u burgos në Badush pas arrestimit nga forcat amerikane në vitin 2005.

“Pas 17 vitesh nuk di nëse djali im është gjallë apo i vdekur, më duhet një përgjigje,” tha ai.

The grave was uncovered in the northern Iraqi village of Badush, north-west of Mosul

Iraku ka qenë duke luftuar për identifikimin e mbetjeve njerëzore dhe autoritetet janë duke zbuluar varre masive nga regjimi i diktatorit të ekzekutuar, Saddam Hussein. Në vitin 2017, ushtarët irakianë zbuluan një tjetër varr masiv pranë burgut që përmbante trupat e 500 personave të ekzekutuar nga ISIS. Një tjetër u gjet në zonën Hamam al-Alil, në jug të Mosulit, në vitin 2016 ku u zbuluan eshtrat e të paktën 25 personave.

Ligjvënësi irakian Vian Dakhil tha se xhihadistët gjithashtu mbajtën më shumë se 500 gra në Badush si skllave seksi.

The remains of up to 12,000 people are believed to be buried in the graves, the UN says

The prison inmates were executed by ISIS brutes after they controlled the prison

The Badush prison massacre was one of the worst crimes carried out by ISIS

Experts unearth the mass grave and remove the victims for identification

The victims were loaded onto trucks, driven to a ravine and shot

Experts remove the bodies from the mass grave

The UN has accused ISIS of committing genocide in Iraq

Dozens of family members of the victims have given blood samples in a bid to identify the bodies

 

/Burimi:The Sun/Përshtati:Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *