FOTO- Zbuloni pamjet e mrekullueshme të kanionit gjigand në Mars

Valles Marin, një kanion prej 2,485 milje, gjerësi mbi 124 milje është formuar nga lëvizja e pllakave tektonike.

Nëse ai do të ishte në Tokë, do të shtrihej nga Sicilia deri në Norvegji. Kanioni i Marsit mendohet të jetë 20 herë më i gjerë dhe 5 herë më i thellë se Grand Canyon, në SHBA.

Ndërsa këto imazhe me rezolucion të lartë tregojnë detaje të pabesueshme të sipërfaqes, vetëm kur shikojmë një hartë të lartësisë kuptojmë se sa spektakolare janë të thella kreshtat.

Midis dy tumave shohim një sërë gungëzash më të vogla. Hetimet e Mars Express kanë gjetur minerale sulfate që përmbajnë ujë në këtë rajon. Kjo sugjeron që këto gunga mund të jenë formuar kur lëngu që dikur mbushte humnerën u avullua, megjithëse kjo teori është ende e pakonfirmuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *