FOTO/Zëdhënësja e PD-së jashtë kamerave, ja kush e mbështet për postin e ri

Pak ditë më parë, Floriana Garo surprizoi me vendimin që kishte marrë, për t’iu bashkëngjitur ekipit të PD-së. Ajo është bërë pjesë e politikës, duke marë rolin e zëdhënëses së PD-së. Floriana ka zbuluar më herët se ftesën ia ka bërë Basha, dhe se ajo ka dashur me kohë për të kontribuar në PD.

Bukuroshja vetë ka pohuar se ka qenë një vendim i diskutuar me familjen, dhe se ishte e gatshme të jepte kontributin e saj. Duke lënë pas karrierën, një interes i shtuar është për të mësuar diçka më shumë për familjen.

Floriana është treguar gjithmonë shumë e rezervuar për sa i përket postimeve në rrjetet sociale për familjen e saj, sidomos për fëmijët. Ajo ka pohuar se me bashkëshortin e saj ka vendosur që të mos postojnë foto të të vegjëlve, sepse nuk shohin asnjë të mirë nga ky veprim. Por në postin e ri që ka marrë, padiskutim që mbështetja e saj më e madhe është bashkëshorti.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *