Një zjarr i shkaktuar nga era që shpërtheu që të premten vonë ka vijuar në Kaliforni, duke përfshirë një pjesë të madhe të saj. banorët janë evakuuar nga shtëpitë e tyre dhe autoritetet mbyllën një pjesë të autostradës së Bregut të Paqësorit, Kaliforni.
Zjarri filloi në një kanion dhe u shty nga erërat me shpejtësi 56 km/h në det, duke kërcyer autostradën dhe duke u djegur në anën perëndimore. Flakët dogjën të paktën 6 kilometra katrorë sipërfaqe.
Banorët shpërndanë në mediat sociale imazhe dramatike të flakëve që morën përmasa të mëdha. Edhe një vit më parë një ngjarje e ngjashme ndodhi në këtë rajon.
/Priza.al/