Foto/ Zjarr në mjediset e spitalit ‘Covid 3’ në QSUT, detajet e para

Flakët e zjarrit përfshinë mjediset e spitalit “Covid3” në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në kryeqytet këtë të shtunë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse.

Flakët kanë rënë në katin e parë të godinës së ish-Kirurgjisë, e cila prej kohësh funksionon si spital Covid. Mësohet se në katin e  parë janë zyrat e administratës dhe nuk ka pacientë të shtruar.

Sakaq, ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa shërbimet zjarrfikëse po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *