Foto/ Zjarri në Rradhimë, digjen dy godina, pushuesit dalin me çanta në rrugë!

Zjarr i përmasave të mëdha që u përhap sot pasdite në Radhimë të Vlorës , sipas prefektit shkak ka qenë kabina elektrike e cila ka pësuar defekt dhe ka bërë shkëndijë elektrike.

Në vendngjarje kanë shkuar 5 zjarrfikëse dhe po punojnë për të neutralizuar flakët, por duket se situata është rënduar. Ndërkohë zjarri vijon të jetë me përmasa te mëdha i ndihmuar dhe nga era që fryn në këtë zonë duke shkuar afër fshatit Tragjas. Të gjithë punonjësit e zjarrfikësve ndodhen në terren për shuarjen e zjarrit . Zjarrfikësit shprehen se situata është kritike.

Mësohet se janë djegur dy godina të pabanuara, ndërsa pushuesit janë larguar nga strukturat hoteliere aty pranë. Të frikësuar nga flakët që po përhapen, ata kanë braktisur hotelet që kishin rezervuar dhe kanë dalë më çanta në rrugë.

Flakët kanë detyruar autoritetet lokale të njësisë OSSHE që të ndërpresin energjinë elektrike për arsye sigurie. Ministria e Mbrojtjes njofton se për normalizimin e situatës është angazhuar dhe helikopteri holandez.

 

/Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *