FOTO/ Zyra e re e Sali Berishës, ironizon Bardhi: Edi Rama po tmerrohet

Gazment Bardhi nuk ka hezituar të bëjë ironi me ndryshimet e reja brenda selisë blu.  Pas postimeve të Floriana Garos i cila publikoi ditën e sotme pamje nga zyra e re e ish-kryeministrit Sali Berisha, erdhi një postim nga Bardhi në rrjetet sociale.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së shkruan se ndërkohë që SHBA ka pranuar masakrën e 25 prillit, opozita merret me karriget dhe nuk ka kohë të reagojë.

Sipas tij tanimë Edi Rama ndihet i tmerruar dhe e kuptuar që po i vjen fundi.

“Lajme nga “opozita” e vertetë: Ndërkohë SHBA ka pranuar masakrën zgjedhore të 25 Prillit, blerjen e votova nga krimi i organizuar për llogari të Edi Ramës, “opozita” e vërtetë është e zënë me karriget dhe nuk ka kohë të reagojë.

Pas fotove të shumta në zyrat e PD, vendosjes së karrigeve dhe pozicionit të ri të tavolinave në zyrën e Kryetarit, Edi Rama ndjehet i tmerruar se ka kuptuar që po i vjen fundi. ??”, shkruan Bardhi.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *