Foto+Emër / E kishte mbështjellë drogën me çorape, kjo është 38-vjeçarja që u arrestua në Kakavijë

Personi që shihni në foto është Elira Varfi, 38-vjeçarja nga Fieri e cila u arrestua në pikën kufitare të Kakavijës, pasi tentoi të kalonte një sasi droge drejt Kakavijës.

Burime për median bëjnë me dije se e reja e bënte shpesh këtë itinerar, ndaj dhe ka nxitur dyshimet tek autoritetet.

Ditën e sotme, efektivët në pikën doganore vendosën të ushtronin kontroll në autobusin me të cilën po udhëtonte Varfi. Pas kontrolleve, 38-vjeçares ju gjet një sasi prej 4 kg e 160 gramësh heroinë dhe 780 gramë kokainë.

Ajo e kishte fshehur drogën në trup, ku e kishte mbështjellë me çorape, për t’u mos u zbuluar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *