Identifikohet i riu që humbi jetën sot në aksidentin tragjik bashkë me të birin e mitur, ndërsa gruaja e tij lufton me vdekjen.
Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin Milot-Rubik, ku u përfshinë dy automjete. Në aksident fatkeqësisht humbi jetën Shkurt Prenga, 31 vjeç, dhe djali i tij i mitur 3 vjeç, me inicialet O.P., i cili ishte ulur në vendin e pasagjerit bashkë me nënën e tij. Mësohet se nëna e vogëlushit, Fabiola Prenga ndodhet në gjendje të rëndë. Ndreka raporton se çifti nga fshati Rrilë i Lezhës, udhëtonte bashkë e fëmijën e tyre në mjetin tip ‘Opel’ kur u përfshinë në aksident, duke u përplasur me një ‘Benz’.
Si pasojë e përplasjes, mjeti ku udhëtonte çifti i ri është përplasur dhe me barrierën e rrugës, duke bërë që për dy anëtarët e familjes goditja të jetë fatale. I mituri ndërroi jetë në vend, ndërsa babai i tij në spital. Nga hetimet paraprake, ka dyshime se shkak është bërë një parakalim i gabuar nga mjeti tip ‘Benz’ që u përfshi nga flakët, ndërsa shoferi ndodhet në gjendje të rëndë te Trauma. Po ashtu dyshohet se shkak është bërë edhe lagështira në rrugë.