Vogëlushja shqiptare me emrin Nina ishte protagonistja e radhës për ditën e sotme ku fotografia e saj zuri vend në njërin ndër ekranet më të famshme në botë, atë të Times Square-t që gjendet në New York.
Në fotografi, Nina shihet e veshur me një fustan të lezetshëm teksa ajo shikon veten në pasqyrën e rregulluar me lule. E këto lule duket se po portretizonin hijeshinë e Ninës duke bërë që fotografia e saj të kap vëmendjen e çdo kujt që kalon afër ekranit më të famshëm në botë.
Në zemër të New York-ut, në njërin prej ekraneve të Time Square-it, si pjesë e video prezantimit të “National Down Syndrome Society” shfaqen shumë foto të personave me sindromën Down duke punuar, luajtur, mësuar apo pranë më të dashurve të tyre.
Çdo vit ‘National Down Syndrome Society’ ia kujton botës në mënyrën më madhore të mundshme se personat me sindromën Down janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë, duke shfaqur imazhet e tyre në Time Square.
/Priza.al/