Disa komente të modeles së njohur Kejvina Kthella dhe gazetarit Ronaldo Sharka në foton e Luizit, po bëjnë xhiron e rrjetit.
Fillimisht modelja shkroi: “Këtë bluzën dua, ma nis me post.” Por komenti i saj ka marrë shumë replika, nga ndjekës që mendojnë se nuk mund ta ketë mik Luizin pas asaj që ndodhi në “Big Brother”. Më pas, Kejvina ka shkruar: “O Luiz, o yll! Aman një foto bashkë, të lutem”. Deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Luizi.
Në njërin prej tyre, Ronaldo i ka shkruar: “Shko moj lëpirëse, le nam duke u lëpirë për pak follow.” Këtij komenti Kejvina i është përgjigjur me: “Ik o lëpirës i keq.”
“Tiii, tii je lëpirëse”– shkruan moderatori, të cilit Kejvina i përgjigjet me: “Ti je lëpirës..ti..tii.tiii”
Debati agravon më tej me Ronaldon që shkruan: “Ik se le nam.”
“Ik o bjondo i dekoloruar..kur do hysh prap në Big? Lëpirës Lushnje”.- i shkruan Kejvina, të cilës Ronaldo i përgjigjet më pas me: “Ik moj andej nga ke ardhur se nuk të do Shqipëria. Je non-grata”.