FOTOLAJM/ ‘A e dini se jeni në tokë serbe?!’ Ushtari i KFOR-it në Leposaviq i përgjigjet gazetarit serb… me gishtin e mesit

Përveç Njësive Speciale të Policisë së Kosovës dhe xhandarmërisë serbe, në pikat kufitare në Veri të shtetit të vendit po qëndrojnë edhe pjesëtarë të KFOR-it, të cilët kanë marrë urdhër patrullimi dhe vrojtimi të situatës.

Nga toka dhe ajri KFOR me ushtarët dhe mjetet e tij ka monitoruar prej ditësh situatën, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të saj.

Por as ushtarët e KFOR-it nuk u kanë shpëtuar dot provokimeve dhe ngacmimeve nga popullsia serbe e këtyre zonave, e cila i konsideron këta si aleatë të kosovarëve dhe të qeverisë së Prishtinës.

Një patrullë e KFOR-it u bë sot protagoniste e një provokimi por jo më nga banorë serb të Veriut të Kosovës, por nga një trupë televizive serbe që ka ardhur të raportojë nga terreni mbi situatën.

Ushtari I Kfor

Por pyetjes së gazetarit serb se: “Zoterinj, a e dini se jeni në territor serb këtu…?”, ushtari i KFOR-it duket se i është përgjigjur në një mënyrë “origjinale”, duke i ngritur gishtin.

Nga sa mësohet, ka qenë pikërisht një prej pjesëtarëve të kontingjentit hungarez të KFOR-it, që i ka treguar gishtin e mesit gazetarëve serbë në Leposaviq, pas pyetjes provokative të këtij të fundit.

“Hej, zotërinj… Çfarë bëni ju këtu?! …A e dini se kjo është tokë serbe??”,- ishte thumbimi i gazetarit të trupës serbe, që me sa duket mori menjëherë përgjigjen e duhur.

Mediat serbe këtë gjest të ushtarit e morën si tregues të qëndrimit të KFOR-it ndaj serbëve dhe për krijimin e ushtrisë̈ së Kosovës. Situata sot në Veri të Kosovës u tensionua, pasi serbët dogjën Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *