FOTOLAJM/ Dita e parë në pension e ‘Nënës së kombit’… Angela Merkel kapet duke bërë pazarin vetë në supermarket  

“Gruaja e hekurt”, “Nëna e kombit”, “Kancelarja më jetëgjatë” etj., tashmë janë vetëm tituj të së shkuarës. Tani se si të duket kur mendon se ajo tashmë është vetëm një ish-kancelare.

Në ditën e parë në pension, Angela Merkel, 67 vjeçe, u fotografua në mëngjes herët.

Edhe pse ajo kishte thënë se do të flinte më shumë gjumë, Merkel e la apartamentin e saj në Berlin në mëngjes, dhe shkoi në zyrë, në një ditë me trafik të rënduar dhe me temperatura të akullta.

Sipas gazetës “BILD”, më vonë ajo u fotografua duke bërë pazarin. Monedhën për të marrë karrocën e blerjeve ia mori truprojës.

Edhe kur ishte kancelare, ajo është fotografuar duke i bërë vetë blerjet.

Ndërkohë tani u kthye në shtëpi më herët, ndryshe kur ishte kancelare që qëndronte në zyrë deri në orët e vona.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *